Të fitosh vetëm duke ecur

Teknologji

Të fitosh vetëm duke ecur

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 10:42
Aplikacioni i themeluar në Londër ka arritur majat në App Store,

Të fitosh vetëm duke ecur! Tani është e mundur për një aplikacion që emërtohet Sweatcoin. E testuar tashmë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, së shpejti ky aplikacion do të mbërrijë edhe në pjesën tjetër të Evropës.

Përdorimi i aplikacionit është fare i thjeshtë: për çdo 1000 hapa fiton një “sweatcoin” dhe në një dyqan virtual të lidhur me platformën ku ka çdo gjë: pajisje, këpucë, libra, karta dhurimi, milje ajrore, produkte hi-tech si smartphones dhe televizorë etj. Sa më shumë “sweatcoin” të grumbulloni aq më shumë mallra mund të blini.

Duke bërë 10 mijë hapa në ditë, nevojiten disa muaj, nëse jo vite, për të arritur qëllimin e zgjedhur. Por këto hapa janë të vlefshme vetëm nëse i bëni në rrugë dhe jo në aktivitete të tjera si p.sh. palestra.

Për javë të tëra, në SHBA dhe Britania e Madhe, aplikacioni i themeluar në Londër ka arritur majat në App Store, pavarësisht nga disa kritika, për shembull, lidhur me faktin se numërimi hapave është i dëmshëm. Gjithsej përdoruesit tashmë janë rreth pesë milionë. Aplikacioni gjithashtu ka një formë monetizimi që bazohet në ofertat reklamuese që u shfaqen atyre që e përdorin atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat