FCC-ja shfuqizon ligjin për neutralitetin e internetit

Teknologji

FCC-ja shfuqizon ligjin për neutralitetin e internetit

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 22:26
Ilustrim

Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) në SHBA, votoi sot për të shfuqizuar ligjet e neutralitetit të internetit të epokës Obama, që mbështetësit shprehen se këto shërbejnë për të mbrojtur konsumatorët, por furnizuesit e internetit i shohin si rregulla të tejkaluara.

FCC-ja votoi 3 kundër 2 për të shfuqizuar rregullat e neutralitetit të internetit, të vendosura në vitin 2015 gjatë ish-presidentit Barack Obama.

Komisionerët që mbështetën këtë nismë shprehen se këto rregulla kanë mbytur inovacionin dhe kanë penguar shpërndarjen e shërbimeve në zonat rurale të SHBA-së.

Ky vendim e kthen internetin në ato që quhen rregullore të lehta që komisionerët shprehen se këto e ndihmuan atë të lulëzojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat