Siemens shuan rreth 7 mijë vende pune

Teknologji

Siemens shuan rreth 7 mijë vende pune

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 18:34
Selia e Siemens

Gjiganti industrial gjerman Siemens shprehu gatishmërinë për bisedime me përfaqësues të punëtorëve lidhur me planet për shuarjen e rreth 6.900 vendeve të punës në gjithë botën.

“Shpresoj se sindikata do të gjejë mënyrën që nga protesta të kalojë në dialog, për të arritur balancën e interesave”, tha shefja e shërbimit të kuadrove të Siemens, Janina Kugel.

Ajo theksoi se ekzistojnë disa mënyra, përmes të cilave  kompania do të zvogëlojë numrin e personave të larguar dhunshëm  nga puna, duke përfshirë edhe marrëveshjen për ndërprerjen e kontratës, trajnimin dhe shkuarjen në pension të parakohshëm.

Gjysma e vendeve do të shuhen në Gjermani, ku kompania planifikon të mbyllë fabrikat në qytetet Gerlic dhe Lajpcig.  Paralajmërim për mbylljen të vendeve të punës është bërë edhe për vendet Ofenbah, Erfurt, Mulhajm dhe Berlin.  Sindikata më e madhe e punëtorëve “IG Metal” ka quajtur planet për ristrukturim të kompanisë si “sulm të madh ndaj punëtorëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat