Bitcoin Cash humb terren, bie nën 290 dollar

Teknologji

Bitcoin Cash humb terren, bie nën 290 dollar

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 23:00
ilustrim

Bitcoin Cash, monedha më e re virtuale, po humbet terren. Bitcoin Cash ra me 33% gjatë 24 orëve të fundit dhe në këto moment që shkruajmë vlerësohet me 288 dollar sipas të dhënave që vinë nga Coinmarketcap.com.

Rënia e ndjeshme e bitcoin Cash nga dita e parë e debutimit kur vlerësohej me 727 dollar (http://bit.ly/2wsFZXn), ishte një rezultat që pritej.

Sakaq bitcoin pati rritje me 1.92% në 2,852 dollar.

Ditën e Marte bitcoin (http://bit.ly/2vt47go) u nda në dy monedha pas disa vitesh mosmarrëveshje në mesin e komunitetit.

Bitcoin Cash është një kopje pothuajse e bitcoin por dizajnuar për të përpunuar më shumë transaksione dhe më shpejtë.

Një prej arsyeve që bitcoin cash po zhvlerësohet sipas disa raporteve besohet se është pamundësia e investitorëve bitcoin për të aksesuar monedhat të gjeneruara dhe si rezultat nuk mund ti transferojnë ato.

Megjithatë sapo ato monedha të lëshohen në treg, parimi i thjeshtë ekonomik se kur ka tepri një produkt bie edhe çmimi vlen edhe për bitcoin cash.

Më 8 Gusht pritet të hyjë në fuqi përditësimi i softuerit SegWit për blockchainin origjinal të bitcoin. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat