Lëshimi i sigurisë në Twitter rrezikon çdo llogari të mundshme

Teknologji

Lëshimi i sigurisë në Twitter rrezikon çdo llogari të mundshme

Më: 24 maj 2017 Në ora: 17:15
Twitter

Kërkuesi i sigurisë, i njohur si Kedrisch, ka deklaruar për Motherboard se para tre muajve ka zbuluar një lëshim të sigurisë që mundëson “cicërimën” në cilido llogari dhe se më 25 shkurt kishte njoftuare për këtë kompaninë.

Lëshimi i sigurisë ishte zbuluar përmes rrugës së shërbimit Twitter Ad Studio, i cili mundëson reklamuesve që të publikojnë reklamat e tyre në këtë rrjet shoqëror.

Një gjë e tillë ka mund të rrezikojë përdoruesit nga hakimi. Problemi ishte zgjedhur disa ditë më vonë, ndërsa kërkuesi i sigurisë ishte shpërblyer me 7.560 dollarë.  

Ndryshe, Hacker One shkruan se shuma më e madhe, të cilën Twitter e ka paguar ndonjëherë për zbulimin e lëshimit të sigurisë ka qenë 15.000 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat