TSMC nis prodhimin e çipave A11 për iPhone dhe iPad

Teknologji

TSMC nis prodhimin e çipave A11 për iPhone dhe iPad

Më: 13 maj 2017 Në ora: 17:26
TSMC

TSMC ka nisur me prodhimin e çipave A11 për gjeneratën e ardhshme të pajisjeve iPhone dhe iPad. Procesorët do të krijohen në procesin 10nm. Tash për tash nuk dihet shumë për procesorët A11.

TSMC më herët kishte bërë të ditur se do të jetë vetëm integrimi i procesit të prodhimit 10nm do të sjellë deri në 20 për qind të përmirësimit në performancë dhe 40 për qind më pak shpenzime.

Kjo do të thotë se dizajnuesit e çipit Apple do të përdorin këtë përparësi dhe me përmirësimet e veta do të krijojnë një çip të fuqishëm. Pritet që TSMC deri në fund të vitit të prodhojë deri 100 milionë çipa A11, transmeton KosovaPress. Përveç kësaj, TSMC pranon porositë për prodhimin e çipave nga kompanitë e huaja Nvidia, MediaTek, Silicon Motion dhe HiSilicon.

Këtë vit pritet një numër i madh i telefonave me çipa në procesin 12nm, por vitin e ardhshëm priten modelet premium Android me procesorët 7nm. Samsung,  sipas pohimeve, zhvillon çipin e ardhshëm Exynos në procesin 7nm, derisa çipi  Qualcomm Snapdragon 845 po ashtu do të përdorë procesin 7nm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat