A do të ngelemi pa punë prej robotëve?

Teknologji

A do të ngelemi pa punë prej robotëve?

Më: 18 prill 2017 Në ora: 07:19
Ilustrim

Rreziku që robotët të na zëvendësojnë në disa punë është më se real dhe aspak fantashkencë.

Madje ky kalim mund të jetë edhe më i shpejtë nga se mund të imagjinohej dhe një studim i fundit na jep edhe shifrat “alarmante”.

Periudha sipas studimit të “Pricewaters-Coopers” (PWC) është 15 vite, pas kësaj periudhe përllogaritet që makinat do të kenë arritur të kenë zënë 38 për qind të punëve të SHBA, një përqindje e lartë që është pak a shumë e njëjtë edhe në Evropë.

Në Gjermani parashikohet që robotët të zëvendësojnë 35% të punëtorëve, më pak në Britani të Madhe, ku kjo shifër bie në 30%, pak më i prekur nga ky revolucion do të jetë Japonia, me një nivel që arrin 21%.

Sipas PWC-së këto të dhëna përkojnë drejtpërdrejtë me nivelin mesatare të arsimit. Ku është më i lartë do të ketë një ndërhyrje më të vogël të këtij fenomeni, ku është më i ulët, me njerëz që kryejnë punë më të thjeshta intelektualisht, do të jetë më intensiv përdorimi i robotëve.

Por interesante janë edhe të dhënat mbi sektorët, ku më të prekurit do të jenë transporti publik dhe vendet e grumbullimit (56%), por edhe repartet e prodhimit (46%) dhe në atë të shitjeve (44%).

Në të kundërt shihet shumë e vështirë futja e këtij fenomeni në sektorin e edukimit, të shëndetit dhe atë social, ku roli i njeriut është thelbësor, shpresojmë, i pazëvendësueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat