Twitter prezanton versionin e vet të ri Lite

Teknologji

Twitter prezanton versionin e vet të ri Lite

Më: 6 prill 2017 Në ora: 19:17
Twitter Lite

Twitter ka prezantuar versionin e ri dhe të shpejtë të faqes së tij të quajtur Twitter Lite.

I fokusuar në tregun për zhvillim dhe të përdoruesve në rrethana me lidhje jo të mira, Twitter Lite merr më pak megabajtë dhe vjen me metodën e kursimit të të dhënave.

Twitter porosit se versioni Lite lexon pikat e interaktivitetit për pesë sekonda te shumica e pajisjeve 3G dhe pohon se mund të ruajë deri 70 për qind të rrjedhjes të të dhënave, derisa leximi është 30 për qind më i shpejtë.

Kompania thotë se Twitter Lite është i zhvilluar në partneritet me Google, andaj në Android ka funksione shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat