Tani mund t’iu dërgoni para miqve përmes Whatsappit?

Teknologji

Tani mund t’iu dërgoni para miqve përmes Whatsappit?

Më: 4 prill 2017 Në ora: 21:52
Whatsapp

WhatsApp do të fillojë sistemin e pagesave mes miqve këtë vit, sipas një raporti të ri.

Ky aplikacion mesazhesh pritet që t’ua servojë këtë mundësi përdoruesëve në Indi në gjashtë muajt e ardhshëm.

Kjo vjen pasi që në Indi është tregu i tyre më i madh.

WhatsApp ende nuk i ka konfirmuar apo mohuar këto raporte, të cilat kanë ardhur gati menjëherë pasi që bashkë-themeluesi Brian Acton ka lënë të kuptohet se një kësilloj funksionaliteti mund të jetë në zhvillim e sipër.

“India është një vend i rëndësishëm për WhatsApp, dhe ne po e kuptojmë atë se si mund të kontribojmë në vizionin e Digital India”, kishte thënë ai në një deklaratë në TechCrunch.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat