Twitter shqyrton vendosjen e pagesës për anëtarësim premium

Teknologji

Twitter shqyrton vendosjen e pagesës për anëtarësim premium

Më: 25 mars 2017 Në ora: 13:21
Ilustrim

Kompania Twitter po shqyrton mundësinë e vendosjes së anëtarësimit Premium për kompani dhe shfrytëzues me ndikim, e cila do të jetë me pagesë.

Përdoruesit që do të paguajnë do të kenë qasje në Tweetdeck, version i avancuar me më shumë funksione nga Twitter-i i zakonshëm, njofton BBC.

Twitter tash për tash nuk ka bërë të ditur se po shqyrton vendosjen e pagesës për shfrytëzuesit e zakonshëm.

Nëse vendosen llogaritë me pagesë, konkurrentë të Twitter do të jenë kompanitë SocialFlow dhe HootSuite, të cilat me vite iu mundësojnë përdoruesve q të përdorin variantin e avancuar të Twitter.

Ndryshe, numri i përdoruesve të Twitter ka stagnuar, ndërsa të hyrat e kompanisë nga të hyrat është në rënie, ndonëse tregu onlajn i reklamave dukshëm është ngritur vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat