Gjermania planifikon që të vendosë ligjin e ri me të cilin do të luftojë ashpër fjalimet e urrejtjes në rrjetet shoqërore sikurse Facebook.
Sipas këtij propozimi, rrjetet shoqërore do të kenë për obligim të heqin porositë kërcënuese në të kundërtën do të paguajnë dënime deri në madje 50 milionë euro.
Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas deklaroi të martën se përveç dënimeve për kompanitë, do të dënohen edhe personat deri në pesë milionë euro.
Problemi i lajmeve të rreme dhe fjalimet e urrejtjes, të cilat kanë nisur me të madhe të përhapen pas hyrjes së pothuajse një milion refugjatëve në vend, në vitin 2015, ka ndikuar që ligjvënësit gjermanë të përpiqen që të gjejnë zgjidhje.
Ata tashmë kanë detyruar Facebook, Twitter dhe Google që të nënshkruajnë kodeksin e afarizmit, sipas të cilit duhet të shlyejnë fjalimet që përmbajnë urrejtje në ueb faqet e tyre në afat renda 24 orëve.
Gjermania tashmë ka disa nga ligjet më të ashpra për fjalimet me përmbajtje të urrejtjes, raporton Reuters.