Twitter vijon betejën ndaj abuzimeve

Teknologji

Twitter vijon betejën ndaj abuzimeve

Më: 12 mars 2017 Në ora: 13:44
Twitter

Rrjeti social po teston një funksion të ri që shënon jo vetëm përmbajtjet fyese, por edhe një profil të tërë.

Një paralajmërim i shfaqet përdoruesve që vizitojnë llogari ‘të rrezikshme’ dhe ruan “përmbajtjet e ndjeshme” që mund të tregohen.

Ky lajm fillimisht u përhap nga Mashable por u konfirmua dhe nga vetë kompania. Duke vizituar profilin në Twitter të analistit të teknologjisë, Justin Warren, Mashable pa se fotoja e profilit ishte më e errët dhe postimet e tij nuk ishin menjëherë të lexueshme. Ndërkohë një paralajmërim tregon terrezikun se mund të përballesh me “pamje apo gjuhë të ndjeshme”. 

Shënimi i profileve është vetëm përditësimi i fundit për sigurinë për tu mbrojtur nga përmbajtjet fyese, apo “pamje të dhunshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat