Ja sa orë shikohen çdo ditë në “YouTube”

Teknologji

Ja sa orë shikohen çdo ditë në “YouTube”

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Përdoruesit e “YouTube” tashmë kanë kaluar shifrën e një miliardë orëve në ditë të shikuara, të paktën këtë e thonë vetë burime nga kompania e njohur amerikane e videove. E thënë ndryshe kjo shifër do të përkthehej në 100.000 vite.

Kompania tashmë tregon se fokusi i tyre është vënë tek orët që përdoruesit kalojnë në sajtin e tyre, më shumë se nga sasia e videove që ngarkohen në uebfaqe.

“YouTube” kërkon të forcojë pozitat e saj edhe pse përsëri mbetet sajti më i vizituar i videove, “Facebook” është duke marrë mjaft terren me përditësimet e fundit që ka bërë në lidhje me videot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat