Fuqia punëtore e Huawei në rrezik pas rënies së fitimeve

Teknologji

Fuqia punëtore e Huawei në rrezik pas rënies së fitimeve

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 15:39
Huawei

Stafi i Huawei Technologies do të reduktohet dukshëm pas një letre të brendshme e cila thotë se fitimet nga biznesi i telefonëve është larg pritshmërive.

Huawei, kompani e cila u rrit me shpejtësi për tu bërë prodhuesi i tretë në botë i telefonëve inteligjentë, po përpiqet të shkurtojë më tej distancën me Apple dhe Samsung Electronics.

Megjithatë kompania po përballet me vështirësi pas humbjes së kryesimit në Kinë ndaj rivalit vendas Oppo.

Sipas shefit të divizionit të pajisjeve mobile kompania tejkaloi pritshmëritë me të ardhurat por jo me fitimet gjatë një interviste në Kongresin Mobil Botëror.

Fuqia punëtore e kompanisë e përbërë nga 170,000 punonjës u paralajmërua nga themeluesi i grupit Huawei se duhet të punojnë shumë nëse kompania do të jetojë.

45% e kësaj fuqi punëtore i takon divizioneve të kërkimit dhe zhvillimit. Të ardhurat e kompanisë për 2016-ën ishin 74.8 miliard dollar, një rritje me 32% nga viti në vit.

Kompania synon që brenda tre viteve të arrijë marxhinën e fitimit të Apple dhe Oppo në Kinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat