Twitter ul dukshmërinë e përmbajtjeve nga përdoruesit abuzivë

Teknologji

Twitter ul dukshmërinë e përmbajtjeve nga përdoruesit abuzivë

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 23:59
ilustrim

Në momentin që zbulohet, Twitter redukton numrin e njerëzve që mund të shohin cicërimat abuzuese. Vetëm njerëzit të cilët ndjekin aktivisht këto llogari mund të shikonin cicërimat.

Për 12 orët në vijim Twitter do të parandalojë shfaqjen e cicërimave në fjalë për ata që nuk duan ti shohin. Nuk dihet nëse Twitter do të implementojë afate të tjera përtej 12 orëve.

Abuzimi në rrjetin social ka qenë një ndër problemet madhore të Twitter. Deri para pak kohësh mjetet të cilat e luftonin këtë fenomen ishin të kufizuara.

Konkretisht në Gusht të 2016-ës Twitter i shpalli luftë zyrtarisht përmbajtjeve abuzuese. Fillimisht bllokoi shikimin e “citimeve” nga njerëz që nuk i ndjekim. Ndërsa kufizimi i abuzimit është një ide e mirë, përdoruesve u duhet kohë të mësohen me standartin e ri.

Po rasti më i fundit dëshmoi se rrjeti social jo gjithnjë ka të drejtë. Pasi ndaloi njoftimin e përdoruesve kur ato shtohen në një listë, Twitter tërhoqi ndryshimin pas kritikave të ashpra nga anëtarët të cilët thonin se kështu rrjeti po u vjen më tepër në ndihmë abuzuesve. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat