Tani mund të aplikoni për punë nëpërmjet rrjetit social Facebook

Teknologji

Tani mund të aplikoni për punë nëpërmjet rrjetit social Facebook

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 23:42
ilustrim

E gjitha që ato bëjnë është ndërveprimi me ndjekësit dhe konsumatorët e tyre.

Por sot Facebook vendosi të shkelë mbi hapësirën e cila dominohet nga rrjeti social profesional Linkedin duke u mundësuar këtyre bizneseve të pranojnë aplikime për punë nga punëkërkuesit.

Faqet e biznesit mund të publikojnë statuse për vende të lira pune dhe ti pranojnë aplikimet përmes një seksioni të ri “Jobs.” Kur përdoruesit shohin statuse apo lajmërime të tilla mund të klikojnë butonin “Apply Now,” për të dërguar aplikimin nëpërmjet Facebook Messenger.

Rrjeti social do të vendosë emrin, mbiemrin dhe fotografinë automatikisht për të përshpejtuar procesin e aplikimit. Kjo veçori e re është një mundësi tjetër e artë gjenerimi të ardhurash për Facebook.

Sipas një studimi afro 14.4 milion njerëz në mbarë botën kanë përdorur median sociale për të kërkuar një vend pune. Bëhet akoma edhe më intriguese kur mësojmë se 73% e bizneseve kanë punësuar njerëz përmes medias sociale.

Aplikantët kanë mundësi të përzgjedhin çfarë informacioni rreth tyre mund të shihet nga punëdhënësi. Megjithatë, veçoria e re do të thotë se duhet të jenë të kujdesshëm rreth përmbajtjeve që shpërndani, nëse ato janë të pranueshme ose jo për shefin apo shefen tuaj. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat