Trump: E përdori rrjetin Twitter pasi nuk u besoj mediave

Teknologji

Trump: E përdori rrjetin Twitter pasi nuk u besoj mediave

Më: 19 janar 2017 Në ora: 19:53
ilustrim

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili nesër inaugurohet në Shtëpinë e Bardhë, thotë se do të vazhdoj të postoj në rrjetin Twitter për të bërë shpallje zyrtare dhe komente personale, pasi ai nuk u beson organizatave të lajmeve për transmetim të mesazhit të tij.

“Shikoni, mua nuk më pëlqen të postoj në Twitter, sepse kam gjëra të tjera për të bërë”, i tha mbrëmë Trump rrjetit Fox News, dhe ka shtuar se “kam përvojë me media shumë të pandershme, me shtyp shumë të pandershëm, prandaj kjo është mënyra e vetme për mua që të kundërveproj”.

Donald Trump i ka më tepër se 20 milionë mbështetës në Twitter.

Duke u shprehur për akreditimet e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i zgjedhur theksoi se “ka shumë njerëz që dëshirojnë të jenë brenda, prandaj ne duhet t’i zgjedhim njerëzit”, të cilët do të lejohen të marrin pjesë në konferencat për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat