Amazon planifikon të punësojë 100 mijë persona

Teknologji

Amazon planifikon të punësojë 100 mijë persona

Më: 13 janar 2017 Në ora: 00:17
Kompania për tregti online Amazon

Kompania për tregti online Amazon planifikon që të punësojë 100.000 persona në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) gjatë 18 muajve të ardhshëm.

Kompania për tregti online, të enjten bëri të ditur se bëhet fjalë për vende pune me orar të plotë të kohës me benefite të caktuara.

Shumë prej vendeve të reja të punës do të hapen ne qendrat të cilat momentalisht ndërtohen në shumë shtete amerikane, në mesin e të cilave janë edhe Kalifornia, Texas dhe Florida.

Kompania me seli në Seattle thekson se vendet e reja të punës do të plotësohen me njerëz të përvojave dhe niveleve të ndryshme arsimore.

Amazon.com thekson se gjatë pesë viteve të fundit në SHBA fuqinë e tyre të punës e kanë rritur për 150.000 persona.

Rritja e punësimeve vjen në momentin kur tregtarët tradicional ulin numrin e vendeve të punës dhe mbyllin shitoret e vogla.

Javën e kaluar, Limited bëri të ditur se do të mbyllë të gjitha dyqanet e saj, ndërsa Macy’s shpalosi një plan sipas të cilit do të mbyll 68 shitore dhe shkurtojë më shumë se 10.000 vende pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat