Twitter eksperimenton në iOS, aktivizon modalitetin e leximit të thjeshtë për të gjitha lidhjet

Teknologji

Twitter eksperimenton në iOS, aktivizon modalitetin e leximit të thjeshtë për të gjitha lidhjet

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 00:41
Twitter eksperimenton në iOS

Rrjeti social Twitter pas risive të reja të publikuar në aplikacionin Android, tashmë po teston një veçori të re në iOS.

Në momentin që përdoruesit hapin një lidhje ridrejtuese për në një uebfaqe menjëherë aktivizohet një veçori e quajtur “Reader Mode” dizenjuar për ta bërë më të thjeshtë leximin e përmbajtjeve.

Ky funksionalitet daton që nga 2010-ta dhe është portuar në iOS në 2011-tën. Është pjesë integrale e shfletuesit të Apple në iOS dhe formaton uebfaqen përkatëse duke lënë të paprekur vetëm tekstin. Reklamat, lidhjet e navigimit, komentet dhe pothuajse çdo gjë tjetër lihet në harresë për një moment.

Në eksperimentin më të fundit, Twitter aktivizon këtë veçori të Safari automatikisht për çdo lidhje të klikuar brenda aplikacionit. Por ky ndryshim me shumë gjasa do të shqetësojë kompanitë mediatike ndryshe nga strategjia e Facebook me “Instant Articles.”

Një zëdhënës i Twitter e konfirmoi ndryshimin duke thënë se po eksperimentohet me një numër të caktuar përdoruesish. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat