Një teknikë e re shfrytëzon sinjalet Wi-Fi për të përgjuar masat

Teknologji

Një teknikë e re shfrytëzon sinjalet Wi-Fi për të përgjuar masat

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 00:32
Wi-Fi

Ndërsa lidhja me Wi-Fi është parë një mënyrë e vyer për të shpëtuar disa megabajt të dhëna nga oferta juaj, mbase duhet të mendoheni dyherë përpara se të kyçeni.

Një sistem i ri është dizenjuar në mënyrë që të gjurmojë sinjalet Wi-Fi duke mësuar vendodhjen tuaj dhe kush po ju shoqëron.

Hulumtuesit nga Universiteti Teknik i Danimarkës kanë ndërtuar një sistem të cilin ata thonë se mund ta përdorin për të spiunuar njerëzit. Në letrën e tyre, hulumtuesit e drejtuar nga Piotr Sapienzynski shkruante: “Ideja e përdorimit të sinjaleve Wi-Fi për për spinunazh nuk është diçka e re.”

“Megjithatë ekipi ynë akoma nuk e ka testuar në praktikë mbi masat të mëdha të popullsisë. Wi-Fi mund të përdoret jo vetëm për të gjurmuar vendodhjen por edhe me kë shoqërohen njerëzit,”shtuan ata.

Në studimin e tyre ata gjurmuan 800 individë duke studiuar rrjetet Wi-Fi ku lidhen dhe kur lidhen. E gjitha kjo shkon më tutje kur mësojmë se sistemi mund të masë distancën mes dy të shoqëruarve në bazë të sinjaleve Wi-Fi që kapin.

Hulumtuesit thanë se më të prekurit nga kjo teknologji janë përdoruesit e telefonëve Android kjo sepse një masë e madhe aplikacionesh të disponueshme në Play Store kanë privilegje mbi rrjetin Wi-Fi. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat