Ja zgjidhja nëse telefoni juaj ka rënë në ujë

Teknologji

Ja zgjidhja nëse telefoni juaj ka rënë në ujë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 14:23
Redux

Mos u shqetësoni nëse telefoni ju bie në ujë, pasi tashmë falë një pajisje të quajtur "Redux" nuk do të ketë më asnjë pasojë.

Ky është një produkt që do t’i japë jetë telefonit tuaj dhe nga dëmet më serioze nga uji.

"Mund të hiqni të gjithë ujin nga aparati, në rastet kur telefoni ka rënë në ujë, dhe ka një kosto shumë të ulët. Në këtë mënyrë nuk do tu duhet të blini një telefon të ri ", thotë Reuben Zielinski, themelues i Redux.

Si funksionon Redux?

Ajo vepron si një dhomë vakumi dhe avullon të gjithë lagështirën në telefonin tuaj. Në më pak se një orë telefoni juaj fillon të punojë sërish.

"Ne kemi 400 mijë anëtarë në programin tonë dhe kemi bërë 15 mijë eksperimente", vijon Zielinski.

Por Redux nuk të shpëton vetëm telefonin, Por edhe orat smart Apple, kufjet, apo dhe pajisje të tjera teknologjike. Kjo është një zgjidhje shumë herë më e mirë se një tas orizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat