Acer lançoi një Chromebook me ekran 15 inç dhe 12 orë jetëgjatësi baterie

Teknologji

Acer lançoi një Chromebook me ekran 15 inç dhe 12 orë jetëgjatësi baterie

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 00:44
Acer

Nëse keni qenë duke kërkuar një Chromebook të lirë por me ekran më të madh sesa trendi aktual, Acer e ka një zgjidhje. Laptopi i ri me sistemin operativ të shumëpërfolur kohët e fundit, Chromebook 15 CB3-532-C47C ka një ekran 15.6 inç dhe kushton vetëm 199 dollar.

I vetmi problem është rezolucioni 1366×768 piksel, kështu që mos prisni të hapni disa dritare njëherazi në ekran. Ky rezolucion do tu mjaftojë për të shikuar më mirë atë që po bëni, të shikoni filma dhe të krijoni më shumë hapësirë për tastierën.

Në brendësi fshihet një procesor me fuqi të ulët Intel Celeron N3060 me dy bërthama i cili shoqërohet nga 2GB RAM dhe 16GB memorje të brendshme. Për më tepër do të pëfitoni 100GBhapësirë falas në Google Drive.

Tastira është e ndriçueshme. Kontektiviteti garantohet nga një rrjet Wi-Fi 802.11ac, Bluetooth 4.2, dy porta USB 3.0 dhe një portë HDMI. Acer thotë se bateri e laptopit mund të mbajë deri në 12 orë. Laptopi peshon 1.95 kilogram dhe është 24.2 mm i trashë. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat