Kjo foto mund t’ju fshijë llogarinë në Facebook

Teknologji

Kjo foto mund t’ju fshijë llogarinë në Facebook

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 09:51
Ilustrim

Macet e të gjitha llojeve, të vogla, të mëdha, të mbuluara me qime, janë shumë të adhurueshme, dhe të pafajshme gjithashtu.

Me përjashtim të kësaj maceje për të cilën disa thonë se ishte shkaku i disa efekteve ‘shkatërruese’ të premten.

Blogeri Varun Krishnan ka qenë në llogarinë e tij në Facebook, kur ai ndau rastësisht me një mik një foto të një maceje të bukur në një kostum.

Por në momentin që ai e bëri këtë, ai tha se llogaria e tij u bllokua.

Image

 

Kur ai u përpoq për të hyrë në aplikacionin e Facebook-ut, messenger, blogerit iu kërkua që të rifuste kredencialet e tij.

“Po bisedoja me miqtë kur më erdhi  në what’s up një imazh, ajo ishte aq e bukur saqë e dërgova më pas tek një mik. Në fillim se kuptova, pajisjet e mija po mbylleshin. Edhe në kompjuter, messenger më njoftoi se llogaria ime ishte çaktivizuar. Fotot e mia, llogaria ime në Facebook u fshinë brenda një kohe të shkurtër për shkak të një fotoje maceje.”

Por kjo nuk i kishte ndodhur vetëm Varun. Shumë të tjerë duke u përpjekur për të shpërndarë të njëjtën foto kishin patur të njëjtin problem.

Kur Varun kontaktoi rrjetin nuk iu dha asnjë shpjegim rreth kësaj, thjesht iu kërkua falje për incidentin.

“Ekipi ynë zbuloi se ky ishte një gabim dhe kemi rivendosur llogarinë tuaj. Na vjen keq për problemet që ju kemi shkaktuar.”

Duket sikur e gjitha kjo kishte të bënte me tekstin në gjuhë të huaj që shfaqej ngjitur me foton e maces, megjithatë ende nuk dihet saktësisht çfarë thuhet në tekstin misterioz.

Megjithatë, Facebook duhet ta rregullojë sa më shpejt këtë problem, pasi kjo mace është tepër e bukur për të mos u shpërndarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat