Google dhe Apple nuk janë të interesuar ta blejnë Twitter

Teknologji

Google dhe Apple nuk janë të interesuar ta blejnë Twitter

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 19:56
Ilustrim

Tashmë dihet se Twitter dëshiron të shitet, dhe ka pasur raporte të shumta që qarkullojnë kohët e fundit duke përmendur emra të mëdhenj, duke përfshirë edhe Google dhe Apple, si blerësit potencial.

Megjithatë, rezulton se këto kompani në fakt nuk duken shumë të interesuara në blerjen e rrjetit social.

Burime të afërta me Google, e cila ka qenë në mënyrë të përsëritur e përfolur si njëra nga blerësit më të mundshëm, kanë deklaruar se gjiganti i kërkimit nuk ka asnjë interes aktual për të bërë ofertë ndaj Twitter.

Në mënyrë të ngjashme, burime të afërta me Apple kanë sugjeruar se Twitter duhet të kenë “pritje të ulëta” në lidhje me marrjen e një ofertë nga kompania.

Ndoshta askush nuk duhet të jetë i befasuar me faktin se Google nuk është e interesuar në bërjen e ofertës për platformën e madhe sociale, të paktën jo për momentin.

Kompania është ende në kërkim të gjetjes së një mënyre për të hyrë në rrjetet sociale, por gjiganti i kërkimit ka lëshuar së fundmi aplikacionet Duo dhe Allo për të përmirësuar praninë e saj në hapësirën e mesazheve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat