Ora më precize tani ndodhet jashtë planetit tonë

Teknologji

Ora më precize tani ndodhet jashtë planetit tonë

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 15:33
Ilustrim

Pajisja më precize për matjen e kohës është tashmë jashtë planetit tonë dhe po orbitën në Tiangong-2, stacioni hapësinor i dytë i lançuar nga Kina në programin e saj hapësinor.

Te Enjten, stacioni u nis nga Shkretëtira Gobi dhe mbante në bordin e tij pajisjen e çmuar, orën e parë atomike të ndërtuar në botë.

Përgjatë dy viteve të ardhshme, astronautët në bordin e Tiangong-2 kanë planifikuar të kryejnë eksperimente që përfshijnë edhe orën atomike të quajtur Cold Atomic Clock in Space (CACS), për të konstatuar nëse efekti i gravitetit e ul apo jo precizionin e kohëmatësit.

Ndërkohë që të gjitha orët në Tokë kanë një gabim shumë të vogël në matje dhe për shkak të gravitetit humbin një sekondë matje në çdo 300 milionë vite, ora CACS është shumë më e saktë dhe humb vetëm një sekondë në çdo një miliardë vite.

Për këtë arsye orët atomike përdoren shpesh për të kalibruar pajisje delikate si GPS, ose përdoren në fizikë, gjeologji dhe fusha të tjera ku saktësia dhe precizioni janë të domosdoshme.

 “Është ora e parë atomike që operon në hapësirë… Ajo do të ketë aplikime civile dhe ushtarake,” thotë Profesor Xu Zhen, një shkencëtar i përfshirë në projektin e ndërtimit të orës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat