A munden aplikacionet të shtyjnë të rinjtë të votojnë?

Teknologji

A munden aplikacionet të shtyjnë të rinjtë të votojnë?

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 21:57
ilustrim

Edhe pse ata shpesh flasin për politikën ‘online’ në rrjete sociale, të ashtuquajturit 'millennials' kanë më pak gjasa për të votuar, se sa të moshuarit, shkruan BBC.

Zhvilluesit kanë krijuar një mori të aplikacioneve të reja që synojnë këtë grupmoshë. Por a janë ato të mjaftueshme për të inkurajuar brezin ‘smartphone’ për t'u bërë politikisht të angazhuar?

Aplikacionet si ‘VOTER’ të ndërtuar në formate ekzistuese u prezantojnë përdoruesve kandidatët politikë të cilët ndërlidhen me besimet e tyre, transmeton KosovaPress.

Ky aplikacion është krijuar nga web zhvilluesi Hunter Scarborough 26 vjeçar.  ‘Voter’ lejon përdoruesit të klikojnë me zvarritje në të majtë dhe në të djathtë mes një numri të kandidatëve politikë deri sa të gjeni kandidatin ideal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat