Apple po drejtohet më shumë nga shëndeti

Teknologji

Apple po drejtohet më shumë nga shëndeti

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 17:08
Apple

Apple dalëngadalë po hedh hapa drejt një kompanie të shëndetit. Nuk është akoma e qartë se çfarë po përpiqet të bëjë Apple me kompaninë, por duket se Tim Cook ka një plan mjaft të thjeshtë: Më lini të kontrolloj të dhënat shëndetësore që nga iPhoni im, kjo mund të më shpëtojë jetën.

Me sistemin e ri Bliimpse që ata kanë publikuar, mendohet të ketë një ndryshim të madh në mënyrën se si njerëzit i kontrollojnë dhe reagojnë ndaj të dhënave të tyre shëndetësore.

Sistemi është i tillë që të dhënat shëndetësore të çdo personi ruhen në llogarinë e tij personale. Pastaj këto të dhëna ai mund t’ia transmetojë doktorit të tij, dhe në qoftë se i duhet të takojë një doktor tjetër nuk duhet të bëjë përsëri analiza për të përcaktuar të dhëna që i ka matur njëherë. Në këtë mënyrë edhe njerëzit i kanë më në kontroll të dhënat e tyre dhe kjo mendohet se do t’i bëjë ata më të ndërgjegjshëm ndaj mënyrës së si ushqehen, flenë apo ushtrohen fizikisht.

Apple ka sjellë edhe mjaft aksesorë përfshirë edhe Apple Watch që mund të përdoren shumë mirë në aktivitetet fizike për matjen e kalorive të harxhuara, ritmit të zemrës dhe të dhëna të tjera të ngjashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat