Kufje sporti rezistente ndaj ujit të cilat mund të realizojnë edhe thirrje telefonike

Teknologji

Kufje sporti rezistente ndaj ujit të cilat mund të realizojnë edhe thirrje telefonike

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 15:46
Ilustrim

ër të gjithë ata që nuk rrinë dot pa dëgjuar muzikë edhe kur stërviten dhe bëjnë not në pishinë, në Kickstarter janë prezantuar një palë kufje të reja me Bluetooth dhe rezistente ndaj ujit me të cilat mund edhe të telefononi miqte tuaj.

“Na pëlqen të dëgjojmë muzikë kudo që të jemi, edhe kur bëjmë not, prandaj ndërtuam kufjet IPX7” thonë dizenjuesit e tyre.

Në aplikuam pothuajse të gjitha cilësitë më të mira kundra ujit në një model kaq të vogël: PCB ( Printed circuit board) e mbuluar, butonat dhe porta e karikimit të gjitha të mbuluara me veshje hidrofobe (kundra ujit). Madje veshjet e mbrojnë pajisjen edhe nga pluhuri duke e bërë të përshtatshme për tu përdorur në çdo lloj ambienti. Bateria 120mAh mund të zgjasë deri në 6-8 orë.

Ajo ofron gjithashtu edhe funksionin e MP3 duke ju mundësuar të ruani dhe të regjistroni në të këngët dhe muzikën tuaj të preferuar, si dhe mundësinë e thirrjeve telefonike.

Bluetooth: 4.2

Rrezja Wireless: 10M

Kapaciteti MP3 : 8G

Kohëzgjatja e baterisë : 6-8 hrs

Kufjet ofrohen me një çmim prej 79 dollarë, ndërsa në kickstarter vetëm 49 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat