“Boom” i internetit, mbi një milion e gjysmë shqiptarë përdorues të rrjetit virtual

Teknologji

“Boom” i internetit, mbi një milion e gjysmë shqiptarë përdorues të rrjetit virtual

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 16:41
Ilustrim

Numri i përdoruesve të internetit është rritur ndjeshëm në Shqipëri, duke kapur shifrën e 1.5 milionë përdoruesve ose 53.5 përqind të popullsisë. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se interneti ka arritur të depërtojë në 35.2% të familjeve shqiptare, me rritje gati 4% në harkun kohor të një viti. 

Mbi 35 përqind e familjeve shqiptare kanë akses dhe janë përdorues të internetit.

Të dhënat e fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se në hakun kohor të një viti, numri i përdoruesve të internetit me brez të gjerë në Shqipëri është rritur me rreth 11.9 përqind.

Sipas statistiskave, në fund të qershorit 2016 ishin rreth 255 mijë abonentë që merrnin internet nga linjat fikse, një shifër që është rritur me mbi 27 mijë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

I matur ndaj totalit të familjeve, rezulton se në tremujorin e dytë të këtij viti interneti ka depërtuar në 35.2 përqind të familjeve nga 31.5 përqind që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i përdoruesve të internetit po rritet ndjeshëm, falë konkurrencës në tregun e telefonisë celulare që ka sjellë çmime më të lira, por edhe nga shërbimet e integruara që mundësojnë ofrimin e dy ose 3 shërbimeve në një pagesë të vetme.

Të dhënat e AKEP tregojnë se falë teknologjisë 4 G, por edhe telefonave smart, numri i përdoruesve të internetit arriti në fund të qershorit në 1.5 milionë, me një rritje prej 51% në harkun kohor të një viti.

Aktualisht, 53.5 përqind e popullësisë shqiptare ka akses në internet me brez të gjerë nëpërmjet rrjeteve celulare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat