Një program që ju tregon cilat burime uji janë të sigurta për tu pirë

Teknologji

Një program që ju tregon cilat burime uji janë të sigurta për tu pirë

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 12:24
Ilustrim

CitizenSpring është një aplikacion i jep mundësinë individëve që e shkarkojnë atë të pinë ujë të pastër dhe të sigurtë.

Image

Programi përdor një sistem të testimit laboratorik të ujit dhe të dhënat e marra hidhen në një hartë që i tregon konsumatorëve cilat nga burimet janë të pastra dhe të sigurta për tu pirë.

Image

Analiza e ujit të një burimi mund të behët edhe nga individë të tjerë jashtë kompanisë që e ofron këtë aplikacion, dhe pastaj të dhënat të hidhen në sistemin e përbashkët për të informuar edhe të tjerët mbi burimin e testuar. Kështu informacioni do të jetë më i plotë për të gjitha burimet e ujit të pijshëm dhe konsumatorët mund të zgjedhin vetë duke lexuar të dhënat e analizave për secilin nga ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat