Apple do të shesë tani edhe energji diellore

Teknologji

Apple do të shesë tani edhe energji diellore

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 11:26
Dr Niall Mac Dowell

Apple ka siguruar lejen për shitjen e energjisë elektrike prodhuar nga ajo diellore nga një industri prodhimi me vlerë 850 milionë dollarë në Kaliforni.

Vitin e kaluar kompania bleu një firmë erergjitike diellore me kapacitet prodhimi 130 megawat. Tani ajo po synon që ta shesë këtë energji në tregun ndërkombëtar.

Apple tha se energjia e rinovueshme e prodhuar aty mund të furnizonte deri në 60,000 shtëpia të Kalifornisë.

Ndërkohë Dr Niall Mac Dowell, lektor i teknologjisë dhe energjisë mjedisore në Kolegjin Imperial të Londrës, tha se “Fakti që Apple ka investuar në këtë kapacitet, nuk do të thotë që ata do të marrin të njëjtin nivel energjie nga ajo.” Ka një diferencë të madhe ndërmjet instalimit të paneleve diellore dhe prodhimit të energjisë elektrike nga ato – tha ai.

“Sot në një ditë të nxehtë dhe me diell Gushti, ne po marrim thuajse 0% enrgji nga stacioni energjitik. Është për tu vlerësuar përpjekja e Apple për investimin në energjinë e rinovueshme, po kjo nuk do të thotë që suksesi do të jetë i garantuar ” shton ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat