Apple: Pokemon Go thyen rekord shkarkimesh

Teknologji

Apple: Pokemon Go thyen rekord shkarkimesh

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 16:24
Ilustrim

Apple ka thënë për TechCrunch se Pokemon Go ka thyer rekordin në App Store.

Përderisa loja është në dispozicion vetëm në pak vende për momentin, aplikacioni është shkarkuar në App Store në javën e parë të tij më shumë se çdo aplikacion tjetër ndonjëherë.

Pokemon Go fillimisht u lansua në Zelandë të Re, Australi dhe SHBA. Apple nuk ofroi ndonjë shifër, por është e qartë se Pokemon Go është bërë një fenomen dhe hit në botë.

Kompania prapa lojës ka vazhduar ta lansojë lojën edhe në shumë vende të tjera gjatë javës së fundit, dhe loja është lansuar edhe në Japoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat