Vivaldi dhe Bach në Vlorë, koncerti në teatrin “Petro Marko” - Bota Sot
Vivaldi dhe Bach në Vlorë, koncerti në teatrin “Petro Marko”

Teatri

E enjte, 26 prill 2018

Vivaldi dhe Bach në Vlorë, koncerti në teatrin “Petro Marko”

Më: 17 prill 2018 Në ora: 13:55
Teatri Petro Marko

“Gloria” e Vivaldit dhe muzika e mrekullueshme e Bach janë bërë bashkë në një koncert të veçantë në qytetin e Vlorës.

Orkestra e kori i Teatrit të Operas dhe Baletit sollën “Glorian” e Vivaldit dhe një koncert me violin si edhe Oboe të Bach në skenën e teatrit “ Petro Marko”, mbrëmjen e së hënës.

Trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit me Gezim Bulcarin në violinë, Xhovana Markun në oboe dhe orkestrën e Harqeve, nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi, mori duartrokitje të zjarrta nga publiku vlonjat.

Kompozitori vlonjat Aulon Naci, njëherësh këshilltar për kulturën në Bashkinë e Vlorës,  ka falenderuar organizatorët për mbajtjen e këtij koncerti të jashtëzakonshëm.

Aulon Naci: "Sot për sot asnjë qytet në Shqipëri nuk ka realizuar një koncert të tillë aq më tepër përsa i përket muzikës klasike dhe mbi të gjitha me repertorë e faqe muzikore të emrave të kompozitorëve ndërkombëtarë që vjen premierë në Vlorë."

Ky koncert i paraprin aktivitete të shumta kulturore që do të mbahen në qytetin bregdetar të Vlorës gjatë sezonit turistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test