Komedia "Në det të hapur" në sallën e vogël të Black Box - Bota Sot
Komedia "Në det të hapur" në sallën e vogël të Black Box

Teatri

E enjte, 16 gusht 2018

Komedia "Në det të hapur" në sallën e vogël të Black Box

Më: 6 prill 2018 Në ora: 22:46
Pamje nga komedia

Tre burra, i Madhi, i Mesmi dhe i Vogli, të veshur me sqimë, gjenden të humbur, në mes të detit, mbi një trap. U kanë mbaruar ushqimet ndaj duhet të gjejnë zgjidhje për të mbijetuar. Cila do të jete ajo? Me çfarë do të ushqehen? Si do të mbijetojnë këta tre burra? Ka vetëm një rrugë: duhet të hanë njërin prej tyre. Kë?

Për ta zgjedhur se kë, tre burrat do të përplasen në debate të forta, do të zhvillojnë procese të gjata elektorale.

A do të marrin ata një vendim të drejtë? A do t'i respektojnë ata rregullat demokratike? A do ta konsiderojnë ata fjalën e më të Voglit?

Komedia "Në det të hapur" që mbart satirën therëse të Slavomir Mrozhek, dramaturgut disident të vlerësuar si autori më i mirë polak do të ngrejë nesër (5 prill) në sallën e vogël të Black Box (të Universitetit të Arteve) debate të mëdha. Për pushtetet, për absurditetet që krijohen në emër të tyre, duke mos hezituar për asnjë moment të shtypin e dhunojnë më të vegjlit, me të papapushtetshmit e të cënojnë kështu demokracinë.

Ky debat do të zhvillohet nën moderimin e gazetarit e aktivistit të njohur të shoqërisë civile, Arbër Çepanit, bazuar në mesazhet që sjell kjo vepër, mes auditorit që do të jenë gjimnazistë e studentë dhe një paneli të përbërë nga politikanë, gazetarë, aktivistë dhe përfaqësues të pushtetit lokal. Përkatësisht nga ish ministrja e Integrimit e një nga politikanet që vazhdon të mbetet më aktive në vend, Majlinda Bregu, Kryetari i Këshillit Bashkiak dhe Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi si dhe drejtuesja e "Tiranapost", Mira Kazhani.

Arti do të shërbejë kështu si mënyra alternative për të promovuar demokracinë vendore në Shqipëri, si pjesë e projekteve fituese të LëvizAlbania (që financohet nga "Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim"), që inkurajon organizatat e shoqërisë civile, individët dhe grupimet e tyre, të ndryshojnë nivelin e demokracisë vendore, nxitjen e politikave vendore që forcojnë rolin e të rinjve.

Drejtuesi i këtij projekti Valdrin Asani së bashku me regjisorin e veprës Arbër Jakllari (që do ta vërë në skenë me aktorët e rinj Daniel Zhuli, Marsel Rupi e Donald Shehu, nën skenografinë e Ened Kukës e formulimin muzikor të Artur Selmanit)) ka si qëllim që përmes këtij projekti të nxisë nëpërmjet artit, të rinjtë/ nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët, në qytetin e Tiranës e më pas edhe të Durrësit, që të jenë aktiv në proceset politike. Pikëpyetjet e mëdha që ngre vepra janë tejet aktuale edhe në Shqipëri, ndaj Asani zgjodhi pikërisht të dalë "Në det të hapur" për të përcjellë mesazhet që do t'ju vlejnë shumë të rinjve që do të jenë në atë sallë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test