Millosheviqi kthehet ndryshe në Kosovë - Bota Sot
Millosheviqi kthehet ndryshe në Kosovë

Teatri

E mërkurë, 20 qershor 2018

Millosheviqi kthehet ndryshe në Kosovë

Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:51
Pamje nga shfqja e mbajtur mbrëmë në Graçanicë.

Dymbëdhjetë vite pasi ka vdekur gjatë gjykimit të tij për krime lufte, Sllobodan Millosheviq, është kthyer në Kosovë, mirëpo kësaj here si personazh në një shfaqje artistike në Graçanicë.

“Tregimi i Sllobodanit” është shkruar nga Jelena Bogavac dhe fokusohet në marrëdhënien personale të Millosheviqit me gruan e tij Mirjana, vajzën e tij Marija dhe djalin e tij Marko, më shumë sesa në politikën që e ka bërë të famshëm.

Më shumë se 200 persona kanë marrë pjesë në shfaqjen e zhvilluar në një teatër në Graçanicë.

Shfaqja përfundon me gjykimin e tij në Tribunalin e Hagës, ku edhe ka vdekur nga një sulm në zemër më 2006.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test