Artistët e Kaçanikut kërkojnë themelimin e Teatrit të Qytetit - Bota Sot
Artistët e Kaçanikut kërkojnë themelimin e Teatrit të Qytetit

Teatri

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Artistët e Kaçanikut kërkojnë themelimin e Teatrit të Qytetit

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 20:38
Ilustrim

Një një grup i përbërë nga disa artistë dhe studentë të artit dramatik, nga Kaçaniku dhe rrethina, i kanë drejtuar një kërkesë Kuvendit Komunal të Kaçanikut për themeilim e Teatrit të Qytetit.

Sipas tyre, këkesa është bërë konform Ligjit për Teatrot ku thuhet se “Teatrot e qyteteve themelohen me vendim të Asamblesë Komunale. Komuna nuk mund të themeloj më shumë se një teatër të qytetit me status publik.”

Kjo kërkesë e tyre është bërë pasi mendojnë se qyteti i Kaçanikut ka potencial dhe kuadro që ta ketë Teatrin dhe ka nevojë më shumë se çdo qytet tjetër që ta ketë Teatrin, pasi gjatë këtyre 18 viteve, kultura në këtë qytet ka qenë e pranishme sa shiu në Saharë!

Grupi i artistëve i përbërë nga Ben Apolloni , Lind Berisha , Qendresa Loki , Osman Isa , Lulzim Rexha , Armend Ballazhi është marrë parasysh edhe nga  Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Kemal Merseli, i cili përmes emailit i ka njoftuar ata se kërkesën e tyre, të grupit inicues, e ka proceduar te Kryetari i Komunës dhe Drejtori i Drejtorisë për Arsim  e Kulturë, sepse sipas tij Kuvendi nuk merret me kërkesa.

Tashmë ky grup është në pritje të përgjigjes së kryetarit të Kaçanikut dhe u kanë bërë thirrje gjithë qytetarët e komunës së tyre që t’i  përkrahin ata për këtë iniciativë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test