Dy aktorët e njohur kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar - Bota Sot
Dy aktorët e njohur kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar

Teatri

E premte, 23 shkurt 2018

Dy aktorët e njohur kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 07:37
Mirela Kumbaro

Prej disa ditësh artistët janë rebeluar lidhur me një projektligj për artin dhe kulturën, si dhe për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar pranë sallës “Turbina”.

Lidhur me projektligjin aktorët dhe regjisorët shprehen se centralizon vendimet në dorë të qeverisë.

Të ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”, një grup aktorësh në zë, deklaruan se i kundërshtojnë fuqishëm këto veprime të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Po ashtu gjatë bisedës me Arian Çanin, janë zbuluar edhe dy emrat e parë që do ti hyjnë garës për të marrë postin e drejtuesit të Teatrit, duke sfiduar Hervin Çulin.

Bëhet fjalë për aktorët Ema Andrea dhe Genci Fuga, të cilët shpallën publikisht kandidaturën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test