Pak mundësi për aktorët e rinj në Kosovë

Teatri

Pak mundësi për aktorët e rinj në Kosovë

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 29 janar 2018 Në ora: 19:17
Sheqerie Buqaj

Sheqerie Buqaj, aktorja rezidente e Teatrit Kombëtar është padyshim një nga emrat më të vlerësuar në Kosovë. Ajo thotë se në Kosovë ka shumë aktorë të rinj që janë të talentuar, por, sipas saj, fatkeqësisht mundësit për t’ju dhënë rastin të gjithëve janë shumë të vogla.

Buqaj, në një intervistë të gjatë për gazetën “Bota sot”, tregon për personazhet më të dashura të saj dhe për ndjesinë e aktrimit në teatër.

Aktorja thotë se filmi “Shok” ishte promovim i mirë për Kosovën, megjithatë sipas Buqajt, prezantimi më i mirë ndërkombëtarë do të ndodh vetëm atëherë kur filmi do të jetë me autorësi nga Kosova.

Sheqerie Buqaj, që deri tash ka realizuar mbi 46 role kryesore dhe dytësore në teatër dhe në film, tregon se janë në pritje të miratimit të kërkesës nga Qeveria e Kosovës për ngritjen e pagave.

Por, cili është suksesi më i madh i saj, a e ka arritur atë që ke ëndërruar, sa gjen sot teatri mbështetje nga institucionet shtetërore, cilët janë projektet që e presin në vitin 2018, ajo i zbulon në këtë intervistë ku rrëfen edhe për jetën e saj.

“Bota sot”: Si e përshkruan Sheqerie Buqaj vitin 2017?

Sheqerie Buqaj: Viti 2017 padyshim që për mua ishte një vit shumë intensiv, me shumë punë, shpeshherë me mbingarkesa, por, vit i mbarë edhe në anën profesionale edhe në përgjithësi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat