Teatri Shqiptar Shkup sjellë të hënat me “Gratë”

Teatri

Teatri Shqiptar Shkup sjellë të hënat me “Gratë”

Më: 14 janar 2018 Në ora: 10:47
Teatri

Shfaqja “Gratë” e Teatri Shqiptar Shkup në regji të Qendrim Rijanit do të vjen në skenë të hënave të ardhshme.

Shfaqja që u dha premierë më 26 dhjetor, “Gratë” do të shfaqet edhe më 15 dhe 22 janar në Teatrin e Komedisë në Shkup.

“Gratë” trajton problemet e dashurisë, urrejtjes, tradhtisë, seksualitetit dhe incestit. Sikur këto të ishin të vetme me të cilat përballen “Gratë” e premierës dhe gratë e përditshmërisë, por janë edhe një mori problemesh të cilat do të sjellin vorbullën e botës femërore shqiptare që do të shkaktohet nga rryma e vetme e jetës femërore, liria.

Vorbulla femërore apo trajtat jetësore të shkaktuara nga tetë femrat e Teatrit Shqiptar të Shkupit në këtë premierë kanë të bëjnë me barabarësinë gjinore, vetëvendosjen femërore të cilat vijnë në pah nga niveli i ulët i vetëbesimit dhe vetëvlerësimit. Liria jo gjithnjë është e dobishme, sepse shpesh herë ajo është vetë problemi.

“Gratë” e Teatrit Shqiptar të Shkupit, në Teatrin e Komedisë, në regji të Qëndrim Rijanit, me autorësi të Robert Thomas do të vijnë me aktoret: Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Amernis Nokshiqi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida Alidemi, Xaka Jonuzi Çeliku, Linda Saiti dhe Aida Elezi.

Për skenën është përgjegjës Petrit Bakalli ndërsa për muzikën është përkujdesur Fatos Lumani.

Publiku është i kategorizuar. Për shkak të përmbajtjes, shfaqjen “Gratë” do të kenë mundësi ta ndjekin individët mbi moshën 16 vjeçare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat