Teatri i Tetovës, përballet me probleme të shumta

Teatri

Teatri i Tetovës, përballet me probleme të shumta

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 22:16
Teatri i Tetovës

Edhe dhjetë vjet nga nisja me punë, teatri i Tetovës, vazhdon të përballet me probleme të shumta. Aktorët kanë probleme me hapësirat për ushtrime, mungesë të dhomave për veshje dhe salla për prova. Jo rrallë teatri i Tetovës është përballur edhe me mungesën e nxehjes qendrore, si bërë që aktorët të përdorim kalorifer dhe mjete tjera alternative për ngrohje, njofton Alsat M.

Aktorët thonë se probleme ka pasur që nga fillimi, por shpresojnë se, me ndërtimin e objektit të ri të Teatrit këto probleme do të eliminohen.

Por, edhe përkundër mungesave të shumta që ka Teatri, aktorët dhe ushtruesja e detyrës drejtoreshë në Teatër, kanë vendosur që ta shënojnë këtë vit jubilar të dhjetë viteve ekzistim. Në rrjedhë e sipër janë diskutimet nëse, do shënohet me shfaqjen e parë që u dha në hapjen solemne të Teatri të Tetovës, apo do punohet shfaqje e re.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat