Shkup, shfaqja “Peer Gynti nga Kosova” sot në Qendrën Teatrore të Fëmijëve

Teatri

Shkup, shfaqja “Peer Gynti nga Kosova” sot në Qendrën Teatrore të Fëmijëve

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 12:44
"Peer Gynti nga Kosova"

Shfaqja “Peer Gynti nga Kosova“, nga Jeton Neziraj, në regji të Agon Myftarit, do të shfaqet në Shkup, në Qendrën Teatrore për Fëmijë (CTC), sot, më datë 15 shtator, nga ora 20:00h, njofton Portalb.mk.

Në këtë shfaqje të Qendrës Multimedia nga Prishtina, luajnë aktorët: Tristan Halilaj, Donikë Ahmeti, Shpetim Selmani dhe Ernest Malazogu. Skenografia: Nicola Minssen, kompozitor: Gabriele Marangoni, kostimet: Yllka Brada, dramaturg: Stefan Schletter.

Shfaqja do të jepet në gjuhën shqipe me titra anglisht.

Përndryshe, “Peer Gynti nga Kosova” është rrëfim për një ëndërr të dështuar. I udhëhequr nga një shpresë e thjeshtë për jetë më të mirë dhe për të gjetur lumturinë, Peeri i ri, para luftës në Kosovë, niset për të kërkuar të ardhmen në ‘parajsën’ e quajtur Evropë. 

Ajo çka ndodhë me këtë të ri gjatë këtij udhëtimi reflekton eskperiencat e shumë desperadove të rinjë të cilët çdo vjet, të mbushur me shpresë, lëshojnë atdheun e tyre. Shpesh, në atdheun e tyre të ri, të keqtrajtuar nga autoritetet, të izoluar dhe larg nga shtëpia, me mungesë perspektive dhe të mospërfshirë në shoqëri, atyre ëndërra u bëhet një makth i vërtetë.

Por pavarësisht seriozitetit të temës, shfaqja asnjëherë nuk bëhet patetike apo didaktike. Në fund, publiku e lë shfaqjen jo vetëm i merakosur dhe kuptimplotë, por edhe I argëtuar në mënyrë perkfekte.

Ndryshe, Peer Gynti nga Kosova fitoi çmimin Shfaqja më e Mirë në Etno Fest.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat