Shfaqja ‘Barbara’ sonte në festivalin ‘Teatri Ndryshe’ në Podujevë

Teatri

Shfaqja ‘Barbara’ sonte në festivalin ‘Teatri Ndryshe’ në Podujevë

Nga: K.G. Më: 27 korrik 2017 Në ora: 12:04
Pamje nga një shfaqje

Shfaqja ‘Barbara’ ka një domethënie të veçantë, e cila pritet me padurim nga dashamirët më të flaktë, që do të jenë të pranishëm në mbrëmjen e sotme.

Shfaqja ‘Barbara’ e regjisores Elhame Kutllovci e cila u dha premier më 30 qershor në Teatrin Dodona, sonte do të shfaqet në festivalin "Teatri Ndryshe" në Podujevë! Në shfaqje do të përformojn aktorët: Qendresa Kajtazi dhe Edlir Gashi, ndërsa përformuese në violoncello Gresa Broqi.

"Barbara" është një shfaqje teatrore eksperimentale e krijuar mbi motivet e poezisë "Barbara" të poetit të shquar francez Jacques Prevert (Zhak Prever), si dhe mbi disa dëshmi ngjethëse të viktimave të dhunës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shfaqja do të jepet nga ora 20:00 më teatrin "Avdush Hasani" në Podujevë.

Festivali "Teatri Ndryshe" ka nisur të hënën dhe deri natën e premte publiku ka mundësi të shoh shfaqje teatrore nga Kosova dhe Shqipëria!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat