Nesër shfaqet premiera “Vajza e braktisur"

Teatri

Nesër shfaqet premiera “Vajza e braktisur"

Më: 10 maj 2017 Në ora: 15:54
Pamje nga konferenca

Versioni i përpunuar i komedisë më të njohur të baletit botëror “Vajza e braktisur” do të shfaqet nesër në Teatrin Kombëtar, në ora 20:00.

Për këtë balet është punuar shumë në mënyrë që të sillet stili klasik, neoklasik dhe modern, dhe sipas aktorëve ka qenë më vështirë e realizueshme për shkak të shumë roleve që është dashur t’i mësojnë, përveç rolit të parë që e kanë pasur.

Drejtori i Baletit të Kosovës, Ahmet Brahmaj, tha të mërkurën se kjo shfaqje është jashtëzakonisht kompleksive dhe se do të qëndrojë gjatë në repertuar.

Brahimaj: Është shfaqje mjaft komplekse

“E kemi punuar një shfaqje jashtëzakonisht kompleksive, një shfaqje të madhe e cila është luajtur nëpër shumë skena botërore, shfaqje e baletit klasik, ku ka komedi. Me të vërtetë besoj që kjo shfaqje do të jetë gjatë në repertuar dhe do të jetë jashtëzakonisht e shikuar”, tha ai.

Balerina, koreografja dhe mësuesja e vallëzimit, e cila është përkujdesur për mbarëvajtjen e kësaj shfaqje, Natalia Osipova tha se vështirësia më e madhe ka qenë në shkurtimin e kohëzgjatjes për shkak se është dashur të përmblidhen pjesë të historisë, por me shumë përkushtim dhe punë është arritur sukses.

Osipova: Jam munduar ta modernizoj këtë komedi të njohur

“Si i gjithë baleti klasik, është një balet i gjatë me dy akte që ka zgjatë deri në 3 orë, por pasi që Ahmeti më ka thënë se duhet me qenë pak më i shkurtë, s’ka qenë e lehtë për të treguar historinë për një orë, sepse është dashur me këput histori, është e lehtë për spektatorin, por jo edhe për koreografin. Shpresoj që spektatorët do ta kuptojnë ngjarjen, sepse artistët e kanë bërë një punë të shkëlqyer. Muzika e spektaklit është bërë tani, sepse përpara ky spektakël është luajtur me muzike popullore. Është një komedi shumë e mirë, jam munduar ta modernizoj këtë pjesë të baletit, tash e shohim stilin klasik, neoklasik dhe modern” , tha ajo.

Aktori Sinan Kajtazi, i cili për herë të parë ka qenë rolin e një femre, përkatësisht në rolin e nënës Simona, ka thënë se kjo përvojë është një pasuri për karrierën e tij dhe aktorëve të tjerë që e patën rastin të luajnë këtë pjesë.

Kajtazi: Kjo është pasuri për karrierën tonë

“Duke parë se ne përgjatë këtij muaji kemi pasur një punë shumë të madhe, një koreografi gjithashtu kemi pasur goxha puna edhe me lëvizje m’u marrë vesh me  Natalien duke u munduar për të më kuptuar, koreografja tha se kemi pasur të gjithë nga 3-4 shfaqje dhe kjo e ka bërë më të vështirë punën për neve, besoj që roli i Simonës për mua, për Musolin, për Fatmirin sepse jemi tre baletantë që e kemi ushtruar këtë rol, është diçka që besoj se është pasuri për karrierën tonë”, ka thënë ai.

Herën e parë që ky balet është shfaqur ishte në Bordeau të Francës gjatë viteve të Revolucionit francez 1789, në një muzikë të famshme dhe koreografi nga Jean Duberval. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat