“Një zjarrfikës në oborrin e teatrit”, premierë në teatrin Migjeni

Teatri

“Një zjarrfikës në oborrin e teatrit”, premierë në teatrin Migjeni

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 17:01
“Një zjarrfikës në oborrin e teatrit”.

Një teatër që synon ta bëjë spektatorin pjesë të dialogut por edhe kontestimeve.

Këtë mision mori përsipër regjisori Stefan Çepaliku me trupën e aktorëve të teatrit “Migjeni”, duke ngjitur kështu mbrëmjen e së enjtes komedinë “Një zjarrfikës në oborrin e teatrit”.

Kjo mënyrë bashkëkohore e të bërit teatër solli për herë të parë një formë ndryshe të shfaqjes së aktorëve në Shkoder, përmes të interpretuarit, kënduarit dhe vallëzuarit në një pjesë që trajton fatin e njerëzve të teatrit në një kohë si e jona.

Vendosen të demaskohen dhe të na përfshijnë në botën e tyre meskine e të eperme, ku ndërthuren endrrat, dëshirat por edhe realiteti.

Mesazhe të forta dhe aktuale që u mirëpriten nga spektatori i pranishëm, e që në fund vetë qëllimi i komedisë ishte ky, kthimi i teatrit në një forum.

“Nje zjarrfikes ne oborrin e teatrit ose kanarina blu” hapi siparin e aktiviteteve kulturore per kete vit ne teatrin e Shkodrës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat