Fundjava e kulturore, aktivitete dhe shfaqje premierë

Teatri

Fundjava e kulturore, aktivitete dhe shfaqje premierë

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 16:36
Posteri

Të gjithë artëdashësit nuk duhet të largohen këtë fundjavë nga kryeqyteti. Një axhendë e pasur kulturore ofrohet këtë fundjavë me premiera në teatër, ekspozita dhe koncerte.

Mos u largoni këtë fundjavë nga kryeqyteti, qëndroni dhe bëhuni pjesë e aktiviteteve të shumta kulturore.

Në Tetarin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bashkëpunimi mes regjisorëve Kiço Londo, Ina Morinaj dhe Ledian Gjeci do të ngjisë në skenë premierën “Çfarë pa kryeshërbëtorja?” Vepra ështe një provokim dhe shtron disa tema.

Nuk duhet humbur interpretimi i shkëlqyer i aktorit, Robert Ndrenika, i cili është kthyer në Tetarin e Metropolit me komedinë “Mendohu Xhakomino”. Vepra vjen nën regjinë e Milto Kutalit, ndërsa në role janë angazhuar aktorë të njohur si Arben Derhemi, Marjana Kondi etj.

Në Teatrin Kombëtar kthehet sërish “Familja Tot”, familje e ngjashme me atë shqiptare, me regjisore Andia Xhungën. Tragjikomedia rikthehet pas suksesit të vitit të kaluar.

Galeria FAB ju mirëpret në ekspozitën e parë të piktorit maqedonas, Petar Popcev, e titulluar “Tregime”. Në të do të gjeni rreth 44 piktura, punimet më të mira të Popçev në 10 vitet e fundit.

Ndërkohë Qendra Rinore e Tiranës ju fton të vizitoni ekspozitën e artit pamor “Nyje” në datat 11 e 12 shkurt.

Për më të vegjëlit, Teatri i Kukullave ofron argëtim përgjatë fundjavës me shfaqjen “Guri Magjik”, ndërsa në Tetarin Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ artëdasëshit e vegjël i mirëpret shfaqja ‘Qyteti i Ngjyrave’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat