Paralelja tragjikomike e Havelit dhe vepra për “Tre Grosh”

Teatri

Paralelja tragjikomike e Havelit dhe vepra për “Tre Grosh”

Më: 15 janar 2017 Në ora: 11:38
Tre Grosh

Në Teatrin Kombëtar, përherë e më tepër po vihen në skenë vepra që tërheqin vëmendjen nga problemet aktuale që ka lon vendi ynë, por edhe me - dramaturgjinë e tyre të mprehtë, si në kompozicion, figura të plota, dialogje të mençura dhe në mesazhe të fuqishme. Ky është e duhet të jetë teatri që të ekzistoj e të mbijetoj. Ndaj edhe publiku ka rifilluar ta kërkojë teatrin, të mbush sallën e të ikë i ngrohur, edhe pse në atë sallë që pritet të shembet çatia vazhdimisht, mbretëron një dimër i përhershëm… I ka përjetuar e kaluar vet Haveli ngjarje e fenomene të tilla që tronditin e përmbysin shtete, si krimin e organizuar, korrupsionin aktiv të shkallës më të lartë, prostitucionin legal e atë ilegal, duke i parë e prekur po vet, që nga burgjet e deri te instancat shoqërore, institucionale dhe ato të politikës së shtetit. Dhe, duke qenë edhe një dramaturg i arrirë, di t’i koncentroj në një komedi satirike, që t’i fshikulloj sa më ashpër, në aksentin më tallës. Ja që anët tragjike të shoqërisë mund të trajtohen edhe në komedi, kur vjen koha për t’i tallur e për të qeshur me to.

Haveli Çek huazon nga Brehti gjerman, jo vetëm titullin e një vepre të tij (“Opera për 3 grosh”), po edhe frymën novatore e qytetare të Teatrit Epik, anën denoncuese e polemizuese në atë shtrirje të ngjarjeve e të fenomeneve shoqërore, ku personazhet e krimit shfaqen, rriten frikshëm e mandej thyejnë kokën me njëri-tjetrin. Po kështu, është hequr edhe paralelja e dhimbshme me realitetin shqiptar, ku këto trazira “ziejnë e valojnë në kazanin e madh” të shoqërisë tonë në këto vite mjegullore të një realiteti të njëllojtë… Regjizori Mehmet Xhelili tërheq vëmendjen gjithashtu në krijimin e spektakleve të dimensioneve të gjëra, ku rreket të shprehet një jetë e tërë dhe një shoqëri e tërë. Kam parasysh vënien në skenë të Pirandelos me “Gjashtë personazhe në kërkim të autorit” dhe tani Havelin me 26 personazhet e tij, ku tablloja piktorike e realitetit është edhe më sarkasDerhemin e kemi parë në tre role të spikatura aktrimi, krejt të kundërta me njëra-tjetrën, që nga figura komplekse e At Zef Pllumit, duke vazhduar me një parazit të provincës, Burhanin e filmit “Maya”, për të mbërritur tek bosi i krimit Paralelja tragjikomike e Havelit dhe vepra për “Tre Grosh” tike, duke marrë aksentin tragjikomik në një mbyllje ulëritëse me varjen e një njeriu të ndershëm në “qiellin shoqëror”, përreth maskarenjve të “botës së krimit”!

I gjithë spektakli që sapo e pamë ka një kompozicion filmik që ruan vazhdimisht ritmin e brendshëm, si edhe dinamikën e jashtme, psikologjinë e figurave në tonet e satirës therëse, po edhe imazhin tronditës të një tragjedie. Së toku edhe me skenografin Genci Shkodrani, regjizori Xhelili, ndërton në sheshin skenik dy kthina anësore për të dy bosët e rrezikshëm Meki Thika e Uiliam Piçëm, në epiqendër, një udhë zigzake, që herë është burg a komisariat policie dhe herë tjetër një bordello, duke përfunduar në kapakun e një bodrumi të thellë, si në “Portat e Hadit”. E gjithçka që shfaqet këtu është e mistershme, në tonet gri të një filmi bardh e zi, ku “ujqërit” kërkojnë të “shqyejnë” njëri- tjetrin. Në këtë luftë kacafytëse për “zona influence”, baza e materies levizëse është prostitucioni e korrupsioni, njëlloj të barabarta. E gjithçka shndërrohet si në një lodër zbavitëse që i ngjan shahut, për të zënë “mat” njëri- tjetrin, me mençuri e dredhi. Aktorët, edhe kur flasin e komunikojnë, kanë gjithmonë një plan të dytë a të tretë. Si Uilli Piçëm, si Meki Thika e, ca më tepër komisari Bill Loki, më dredharaku, nuk bëjnë gjë tjetër veçse “vënë e heqin maskat” e tyre. Ne që jemi në sallë, bindemi se tek këta personazhe nuk ka asgjë njerëzore, po një kurvërim të politizuar, të vendosur si sistem dhe një “ ring boksi” që mbaron me “nokaut”, jashtë këtij “ringu”, ku midis të korruptuarve do ta pësoj ai njeri i thjeshtë, që sapo ka vendosur të jetë krejtësisht i pakorruptuar! Dhe litari do të përgatitet vetëm për këtë njeri, i cili ka vendosur të mbetet njeri. Duke parë këtë shfaqje, të gëzon fakti që në skenën tone, tashmë dhe përherë e më tepër, po afirmohet një grupim aktorësh potencial, me përvojë profesionale, që thuajse kanë zëvendësuar plejadën e vjetër.

Pa bërë listë emrash, do ta quaja befasuese interpretimin me plot talent e mjeshtri skenike të rolit të Mekit nga aktori Arben Derhemi, tek i cili nuk ekziston asnjë lloj grimce të teatralitetit të dikurshëm. Me një natyrësi vepruese ai krijon një paraqitje shpërfillëse të figurës, po me siguri, forcë e me shpirtin e një bohemi të zjarrtë, që do të zhgënjehet e shpërbëhet mrekullisht në skenat pasuese. Derhemin e kemi parë në një hark kohor fare të vogël në tre role të spikatura aktrimi, krejt të kundërta me njëra-tjetrën, që nga figura komplekse e At Zef Pllumit në ditën e fundit të burgimit të tij tmerrues, duke vazhduar me një parazit të provincës, Burhanin e filmit “Maya”, për të mbërritur tek bosi i krimit. Trajektore rolesh, po edhe një trajektore përbrenda një figure, si kjo e Mekit, ku kalimi prej haresë së përgjithshme bëhet nëpër kurthe kundërshtarësh të egër e dredharak. Brenda e jashtë një burgu, do ta ruaj ende qetësinë e jashtme, trazuar me etjen hakmarrëse të kundërshtarëve të tij, pa i bërë dot ballë vetëm kurvave që i vijnë rrotull e që janë dobësia e tij e vetme. Paralelisht me të, këtu, interpreton edhe një figurë cinike e përsosur, si ajo e Alfred Trebickës, i cili do të fërkoj duart, paksa i kërrusur, si ta kishte kundërshtarin përbrenda pëllëmbëve të tij, për ta thërrmuar a hequr qafe, kur është po kaq i gatshëm edhe ta përqafoj atë që “i ha m...!”.

Punë djajsh të stërvitur! Gjithë këtë linjë të shfarosjes së armikut të vet, Trebicka e përballoi, jo me pak energji të brendshme, shpirtërore e fizike. Po do të jetë këtu edhe një pol i tretë, ku përplasen të tre miqtë-armiq, që e krijon këtu aktori Vasjan Lami, i cili e zotëron hapësirën skenike, po edhe dimensionet e figurave të tyre, qëllimet djabolike të bosëve të krimit e fitimit, me të cilët “jep e merr”, pa rënë nëpër kurthet e tyre, si njeri i ligjit që gjoja e mbron, për t’i pasur si instrumente të tij të influencës pushtetore. Vasjan Lami ngjan këtu si një Neron, i cili përgatitet tu “vërë flakën” e më pastaj të shtrijë po me atë qetësi të tendosur edhe litarët e varjes. Në një tjetër trajtë lëvizë në skenë, si një mister, gruaje e bukur e sensuale, e interpretuar hirshëm nga Adelina Muça, e vetmja nga grupi i putanave që do të triumfojë ngadhnjishëm tri herë me rradhë mbi bosin e patundur Meki, të cilin ajo do ta josh me një sensualitet të jashtëzakonshëm, për të arritur  vënien nën thundrën e saj, me një urrejtje po kaq patologjike. E, ndërkohë që Meki i Derhemit do të ulërij si ujk i plagosur rënd nga “kuçcka” dehëse, vet “kuçka” do të shfrejë me enfazën e hakmarrjes këtë egërsi ekstreme e misterioze që e ka pushtuar në këtë kurvërim të çuditshën e patologjik. E një lloji tjetër, me njëfarë naiviteti ndërmjetës është këtu edhe një vajzukë me emrin Poli, e interpretuar me origjinalitet e organicitetin e një vajze adoleleshnte nga Olta Gixhari, aktore që di fare bukur t’i “qëndisë” rolet e veta…

Folëm për pesë “kollonat” e shfaqjes që mbajn çatin e saj, po asnjëherë ajo nuk do të ndjehej në sallë në ritmikën e saj elektrizuese, me marrëdhëniet e ngjeshura, thuajse spontane, me dialogjet e mprehta të personazheve të realizuara, që sigurojnë ansamblin interpretues prej aktorëve te tjerë si Eva Alikaj, Laura Nezha, Anila Bisha, Niada Saliasi, Erjona Kakeli, Rajmonda Bulku e tj. Po nuk mund të rinim pa përmendur edhe një rol tjetër, atë të Hari Filçit të Lulzim Zeqjas, realisht figurë episodike, një  hajdut xhepash që ka vendosur të heq dorë nga “zanati“  e të kërkoj punë të ndershme e, pasi nuk e gjen atë midis pronarësh të korruptuar që duan ta “përdorin”, do të përfundoj në litar, i vetmi ne litar, sepse ishte e mbeti i ndershëm. Mesazhin e jep Haveli, po e nënvizon me një thjeshtësi e e vërtetësi edhe ky aktor interesant, që duket sikur ka gëlltitur okllainë, me atë pamjen e tij mjeruese, që afron më qesharaken, për të përfunduar tragjikisht! E pamja e të varurit te pafajshëm do te mbyll edhe siparin e këtij spektakli, që çuditërisht do të “paloset” për t’ia lënë radhën planit të shfaqjeve të tjera! Një marrëzi! I njëjti “fat i hidhur” e pretë edhe këtë shfaqje brilante, sikundër e pati edhe spektakli virtuoz “tri motrat” e Çehovit, që duhej t’i qëndronte repertorit skenik për vite të tëra!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat