“Trimat e Jutbinës”

Teatri

“Trimat e Jutbinës”

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 17:02

“Trimat e Jutbinës”, është propozimi që Ansambli Popullor sjellë për herë të parë në skenë. E ndërtuar mbi legjendat e bukura, të shkëputura nga “Tregime të moçme shqiptare”, të Mitrush Kutelit, shfaqja, zhvillohet në tri kohë, kur arbrit sfidoheshin nga fuqi të mbinatyrshme, të kreshnikëve dhe kryengritjeve kundër pushtuesve osmanë.

11 koreografitë solistikë dhe masive ku secila përbën edhe një rrëfim, si “Rozafati”, “Gjergj Elez Alia”, “Ajkuna qan Omerin” apo momenti i vdekjes së Skënderbeut, do të vijnë nën kompozimet dhe regjinë e Gerti Drugës,.

Objektivi i Zana Çelës me “Trimat e Jutbinës”,është ri-konceptimi i shfaqjeve nga Ansambli Popullor.  “Trimat e Jutbinës” ngjiten në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në mbrëmjen e së premtes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat