“La Traviata”, një spektakël i madh

Teatri

“La Traviata”, një spektakël i madh

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 16:32
“La Traviata”

60 vite pasi historia e dashurisë mes dy personazheve emblematikë në historinë e operas, Alfredos dhe Violetës, u vendos për herë të parë në skenën shqiptare, La Traviata e Giuseppe Verdit do të ngjitet sërish në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Drejtoresha Zana Çela thotë se kjo do të jetë e fundit opera që do të luhet në mbyllje të sezonit artistik, që paralajmëron edhe nisjen e shumëpritur të rikonstruksionit të të vetmit Teatër të Operas dhe Baletit.

Edhe pse “La Traviata” është vënë disa herë dhe është interpretuar që nga Marie Kraja te Ermonela Jaho në rolin e Violetës dhe nga Gaqo Çako të Saimir Pirgu në personazhin e Alfredos, mund të quhet një premierë, për skenografinë moderne me video-projektor, kostumet të krijuara enkas dhe elementët e baletit.

Ky produksion, për të cilin dirigjenti spanjoll Ricardo Casero thotë se është i ngjashëm më ato që vihen në skenat e Evropës, rikthen, pas thuajse dy vitesh mungesë, tenorin Armaldo Kllogjeri.

Nga nesër “La Traviata” do të ngjitet në skenën e Operas dhe Baletit, për katër mbrëmje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat