Matilda Makoçi rikthehet pas shumë viteve

Teatri

Matilda Makoçi rikthehet pas shumë viteve

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 16:58
Matilda Makoçi

Kanë kaluar shumë vite prej kohës që u përfshi në një projekt kinematografik. Por tashmë, aktorja e njohur e viteve ’80-’90, duket se do t’i rikthehet shfaqjeve publike. Matilda Makoçi, pritet të bëjë debutimin e saj në një performancë të arteve figurative.

Piktorja Natasha Bega ka menduar për rikthimin e personazhit që pas kaq shumë vitesh mungesë, do të vendoset sërish në qendër të një shfaqje.

Bëhet fjalë për një ekspozitë me skenografi e koreografi ku aktorja Matilda Makoçi do të interpretojë poezi dhe ‘yoga’.
Natasha Bega ka ftuar në ekspozitë miqtë e saj duke shkruar: “Miqtë e mi përshëndetje! Ju ka marrë malli për Matilda Makocin?

Me shumë dashuri për ju! Më premtoi se do marrë pjesë në HARE+M. Ta mirëpresim të gjithë, dhe ti kthejmë dashurinë. Përqafime”. Ekspozita do të mbahet ditën e shtunë, 22 Tetor, ora 18.00 mbasdite, pranë zonës së Medresës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat