Skandaloze, perdja e teatrit maqedonas kushton sa ndërtimi i teatrit shqiptar

Teatri

Skandaloze, perdja e teatrit maqedonas kushton sa ndërtimi i teatrit shqiptar

Nga: Sulejman Mehazi Më: 30 shtator 2016 Në ora: 19:26
Sulejman Mehazi

Të gjitha artet i dua: të folurit bukur, artin letrar; të pamurit bukur, figurativ; të degjuarit bukur, muzikor, por që më dhimsen më shumë janë, ata, të artit dramatik, autorët e komedive, tragjedive, skenaristët, sidomos i dua aktorët e mi shqiptarë të cilët ushtrojnë e aktrojnë nëpër skena të varfëra, të ftohta, të zbrazura dhe në kushte shumë të vështira e të mjerueshme.

Po sa skandaloze-tragjike janë këta princër të skenës shqiptare kundruall aktorëve maqedonas. Ja argumentet: a e dini ju të respektuar miq sa ka kushtuar ndërtimi i teatrit kombëtar maqedonas, 6o-100 milion euro, po çfarë bëri qeveria maqedonase me teatrin e shqiptarëve në Bit Pazar, premtimet e mëdha të  qeverisjes shqiptare  në pushtet për ndërtimet e teatrove në Shkup e Tetovë, përkundrazi, u shndrruan në heshtje dhe mbylljen e tyre.

A e dini ju të dashur të BDI-së se vetëm perdet e teatrit maqedonas të blera në Indi janë më të shtrejta se vet ndërtimet e  teatrove të shqiptarëve në Bit Pazar e në Tetovë. A e dini se dorëzat e dyerve të WC-ve të teatrit kombëtar maqedonas janë të praruara me ngjyra ari, e mos të bisedojmë për derën e zyrës së drejtorit të teatrit maqedonas; a e dini ju pushtetarë shqiptarë të R. së Maqedonisë se të gjitha vaskat e banjove të këtij teatri të Gruevskit janë aq të shtrejta, sa që me këto të holla ndërtohen teatrot shqiptare në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar e Dibër. Kaq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat